JOQ Albania
Home

“Ofendoi Ramën në Facebook, arrestohet 35-vjeçari”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Informacion paraprak

35-vjeçari Rigels Topi nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në polici pasi akuzohet se ka ofenduar në rrjetin social Facebook kryeministrin Rama.

Të riut i është sekuestruar aparati celular. 35-vjeçari ka deklaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në protestat e opozitës dhe se nuk ka ofenduar askënd.

Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim.

Burime kofidenciale bëjnë me dije për "Faxweb.al" se arrestimi i të riut është kryer pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetin social facebook Kryeministrin Edi Rama.

Në një komunikatë me zëdhënësin e Policisë së Shtetit, redaksia JOQ Albania ka mësuar se nuk ka asnjë të ndaluar apo të arrestuar me emrin Rigels Topi.

Por, një i afërm i djalit ka shpjeguar për JOQ Albania se djali është arrestuar dhe se arsyetimi është se ka ofenduar kryeministrin Rama në Facebook.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje, per lajmin e Rigelsit ne Elbasan nuk eshte e vertete qe nuk eshte arrestuar… qe dje ne mbremje rreth ores 24 te mbremjes, arsyeja ka qene qe ka ofenduar Ramen ne FCB… mbajne nje djale te ri ne burg dhe me pafytyresine me te madhe e mohojne… nuk e kuptoj ku e gjejne guximin kta polica te veprojn si ne xhungel… zot na ruaj!
E lajmeruan dje rreth ores 24 qe e kane arrestuar me pretendimin qe ka ofenduar Ramen, realisht nuk ka qene ne asnje protest… kane frike te flasin familjaret, kan hall se do hakmerren e i heqin familjaret nga puna. E di qe nuk perben veper penale, po kto veprojne si ti doje qefi, ashtu sic mohojne faktin qe e kane arrestuar…”