JOQ Albania
Home

U ankua për rrogën, klubi grek përze lojtarin e kombëtares shqiptare
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 11:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa skuadra greke e Arisit të Selanikut përgatitet për të luajtur në kualifikueset e Europa Ligës në fund të këtij sezoni, një mosmarrëveshje ka lindur brenda këtij ekipi.

Protagonist është bërë futbollisti shqiptar, Migjen Basha i cili pritet që shumë shpejt të largohet nga skuadra.

Sipas mediave greke, për mesfushorin e Kombëtares është dhënë një urdhër nga presidenti i klubit në mënyrë që të zgjidhet menjëherë kontrata.

E gjithë kjo, jo për shkak të ndonjë shkeljeje disiplinore, por vetëm për një sjellje jo korrekte të vetë klubit.

Aris nuk është treguar korrekt me futbollistët për pagesat mujore dhe kjo çështje nuk i ka pëlqyer mesfushorit shqiptar, i cili ka kërkuar shpeshherë të drejtën e tij.

Mirëpo, ky fakt për mospëlqime të lojtarëve në dhomat e zhveshjeve nuk i ka pëlqyer numrit një të klubit grek, i cili ka vendosur të marrë përsipër të gjithë faturën financiare për të prishur kontratën e shqiptarit.