JOQ Albania
Home

Adoleshenti do hedhë prindërit në gjyq: Me kanë vënë kamera që të mos bëj gjëra intime
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent planifikon të hedhë në gjyq prindërit e tij pasi i kanë vendosur kamera sigurie nëpër shtëpi.

15-vjeçari, tregoi me anë të një postimi në Reddit, se babai e kapi duke u masturbuar dhe tashmë e ka ‘mbushur’ shtëpinë me kamera.

Duke kërkuar këshilla në mediat sociale, adoleshenti shton se veprimet e babait të tij janë të turpshme dhe se po i shkatërrojnë privatësinë.

Ai shkroi për The Sun:

Jam 15-vjeç dhe besoj se kam të drejtë që të prek trupin tim. Kjo është e turpshme.. ju lutem më ndihmoni. Babi u fut në dhomë pa trokitur dhe filloi të më bërtiste. Ai dhe mami më thanë që nuk më lejohet që të prek veten.”

Djali nga Alaska thotë se prindërit e tij janë kundër aktiviteteve seksuale përpara martesës dhe se madje e kanë ndaluar që të marrë pjesë në orët e edukimit seksual në shkollë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania