JOQ Albania
Home

U vetëmbyt në lumin e Bistricës, gjendet trupi i 55-vjeçarit
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 10:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e 12 majit 55-vjeçari Arben Shaqiri u vetëmbyt në kanalin e Çukës, në lumin e Bistricës. Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij 15-vjeçar kur u mbyt në lumë.

Viktima, sipas deklaratës së djalit të tij 15-vjeçar, para se të mbytej në lumë ka qenë i dehur.

55-vjeçari kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu. Ai vuante dënimin për "dhunë në familje", e më saktë ndaj bashkëshortes së vet.

Kushtet ekonomike të familjes Shaqiri janë të vështira. Nga vetë deklarata e familjarëve të viktimës, mendohet se 55-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë për shkak të varfërisë në të cilën ndodheshin.

E ndërsa ditën e sotme polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 55-vjeçarit nga fshati Çukë.

mbytet ne bistrice on Vidnews.