JOQ Albania
Home

I verbri ngrihet në këmbë dhe përballet me ministren Manastirliu: Stop vjedhjes së fondeve! Na thërrasin e na gënjejnë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 11:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkisë në detyrë të eliminojnë barrierat fizike për personat me aftësi të kufizuar.

Në lidhje me këtë, në një takim me personat me aftësi të kufizuar ajo paralajmëroi nisjen e një aksioni kombëtar dhe u përball me një djalë të verbër, i cili i përplasi në fytyrë të gjitha premtimet e pambajtura nga qeveria për këtë kategori.

Ergest Sulejmani quhet i riu, i cili përballë me ministren, e kundërshtoi dhe i rreshtoi të gjitha neglizhencat që u janë bërë.

Ai i tha:

Stop vjedhjes së fondeve ndërkombëtare! Na thërrasin e na gënjejnë, asnjë semafor me zile për të verbrit.”

Politikat për personat me aftësi ndryshe janë lënë totalisht në harresë dhe nuk është ndërmarrë asnjë nismë e tillë funksionale prej kohësh nga ministrja e Mirëqenies.