JOQ Albania
Home

Hodhi bishtin e cigares jashtë stacionit të trenit, 56-vjeçarit i kushton ‘gabimi’ sa qimet e kokës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 0:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë ka paguar £1,300 pasi hodhi një bisht cigareje jashtë një stacioni treni.

John Wilson u kap duke e hedhur cigaren nga një oficer dhe ky i fundit i vuri menjëherë një gjobë 75 paund.

Wilson nuk e pagoi dhe për këtë arsye u dërgua në gjykatë.

Gjykatësi që kishte në dorë çështjen mori vendimin që ai duhet të paguante 100 paund me një shtesë prej £ 30 dhe kosto të gjyqit prej £250, sipas Kent Live.

Por, sërish John nuk pranoi të paguante dhe apeloi vendimin. Ankesa nuk u pranua, dhe më pas ai përfundoi me një ‘faturë’ prej 1.000 paundësh për shpenzimet gjyqësore.

Wilson, 56 vjeç, u pa duke e hedhur bishtin e cigares jashtë stacionit të trentit Ashford në Kent, ndërsa po bëhej gati që të hipte në një autobus më 10 qershor 2017.

Ai pretendon se do ta merrte sërish nga toka bishtin e cigares por thjesht në atë moment po kërkonte disa informacione nga shoferi.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania