JOQ Albania
Home

Lleshaj helmon qytetarët, pastaj u kërkon falje
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/05/2019 23:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi se gazi lotsjellës është përdorur vetëm në rastet kur protesta ka shkuar në ekstrem.

Gjithsesi, ministri i kërkoi ndjesë “çdo qytetari që është prekur në mënyrë të padrejtë nga përdorimi i gazit lotsjellës në protestë”, pasi, sipas tij, opozita e ka spostuar në mënyrë tinzare protestën nga bulevardi në qendër të banuar.

Deklarata e Lleshaj:

 Është trishtuese që qytetarë nëpër shtëpitë e tyre janë prekur nga gazi”.

Lleshaj shtoi se ndihet krenar për punën e uniformave blu:

Nuk ndihem krenar për Policinë e Shtetit pasi në këto ditë të turbullta nuk ka arsye për t’u ndjerë krenar. Protesta të dhunshme ka në botë, por në rastin tonë është një protestë që drejtohet nga personazhe që kanë patur fatet e vendit për një kohë të gjatë. Në Paris nuk dalin në krye të protestës ish-ministra e kryeministra. Të vjen keq që të kthehemi në skena të tilla që na turpërojnë”.