JOQ Albania
Home

Çuditen studiuesit, një çakall shfaqet në malet shqiptare
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/05/2019 23:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për herë të parë është filmuar nga “kamerat-kurth” të vendosura nga organizata PPNEA një çakall. Fotoja është shkrepur në rajonin e Munellës.

Kjo kafshë bën pjesë tek Lista e Kuqe e Florës dhe Faunës së Egër në Shqipëri me stausin vuneralbël, pasi mendonin se ishte zhdukur.

Lloji Canis aureus i çakallit është pjesë e Rendit – Carnivora, Familja – Canidae. Ai është i mbrojtur nga Ligji i Gjuetisë dhe Faunës në Shqipëri.

Mësohet se fotografimi i çakallit në këtë rajon në lartësi mbi 900 m mbi nivelin e detit dhe me një klimë kontinentale ka surprizuar studiuesit e PPNEA-së për vetë faktin se ky lloj në Shqipëri jeton kryesisht përgjatë zonave bregdetare, si laguna, ligatina, grykëderdhje lumenjsh dhe zona kodrinore me shkurre të dendura.

Prania e këtij lloji në rajonin e Munellës vërteton edhe një herë diversitetin e lartë te habitatve që ky rajon ka, në të cilat streohet numëri më i madh i gjitarëve krahasuar me zonat e tjera në Shqipëri.

Për Munellën ekspertët kanë kërkuar që të marrë statusin Zonës së Mbrojtur.