JOQ Albania
Home

Lleshaj ngre akuza të forta: Opozita futi molotovët kontrabandë nën koperturë politike
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/05/2019 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se gjatë protestës të së shtunës ka qenë në Policinë e Shtetit, por mohoi të ketë pasur rol në drejtimin e operacionit policor.

Lleshaj tha se në sallë kanë qenë sy të ndërkombëtarëve dhe nuk mund të jeptë urdhëra të tilla.

Deklarata e Lleshaj:

Kam qenë në Policinë e Shtetit. Detyra ime është të jem aty në ditë normale, por sidomos në ditë anormale. Por, nuk kam qenë në drejtim të operacionit, pasi në sallën e drejtimit kanë qenë sy ndërkombëtarë dhe unë nuk ia lejoja dot vetes idiotësinë të futem në një sallë ku nuk kam rol dhe ku ka njerëz prezentë që vëzhgojnë sjelljen tonë. Molotovi është prodhuar nga njerëz që dinë ta bëjnë dhe është shpërndarë më tej. Pra, kemi të bëjmë me organizim të mirëfilltë, për të cilin nuk kishim dijeni. Janë futur molotov në vendin tonë në mënyrë ilegale sepse janë futur nën koperturë politike. Ne pritëm qytetarë në protestë, jo njerëz të armatosur. Kjo është situatë që i kalon të gjitha kufijtë e logjikës”.

Këto deklarata Lleshaj i ka bërë në studion e Top Show ku ishte i ftuar.

Pas protestës opozita hodhi akuza se ka qenë ministri Lleshaj, ai që më urdhër të Ramës ka orientuar policinë të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve.