JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë në Kavajë, makina godet nënën me dy fëmijë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/05/2019 22:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Kavajë –Rrogozhinë ku një makinë ka marrë përpara disa këmbësorë.

E aksidentuar është një nënë dhe 2 vajzat e saj, të cilat në momentin e përplasjes ishin duke ecuar në trotuar.

Njëra prej vajzave është në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet me dije se nëna ka ndërruar jetë.

Jetë ka ndërruar dhe pasagjeri i cili ndodhej brenda në automjet.

Nga informacionet paraprake i riu i cili përplasi nënën dhe 2 vajzat e kishte marrë mjetin me qera.

Ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po zbardh shkaqet e plota të aksidentit, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është në gjendje të rënë në Spitalin e Durrësit nën mbikqyrjen e forcave të policisë.