JOQ Albania
Home

Paloka “kërcënon” publikisht Ramën: Do të dorëhiqet kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/05/2019 21:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është shprehur se largimi i Ramës është i pangociueshëm.

Paloka është shprehur se një gjë e tillë arrihet vetëm duke e detyruar kryeministrin të shkojë drejt dorëheqjes.

Deklarata e Palokës:

Largimi i Ramës është i pangociueshëm dhe kjo nuk do të vijë nga dëshira e Ramës. Askush nga ne nuk ka iluzionin se Rama në një ditë të bukur do të dalë do thotë për interesa të kombit, që Shqipëria mos shkojë drejt shkatërrimit unë do jap dorëheqje, po hyj në zgjedhje sepse jam i fituar. Pra nuk e pret kush nga Rama këtë. Rama do të detyrohet të shkojë atje. Do të detyrohet vetëm kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij”.

I ftuar në TV Ora News, Paloka është pyetur nga gazetarja Njuma se, çfarë do të thotë rrezik i kokës së tij se ngjan si kërcënim?

Paloka dha këtë përgjigje:

Në të gjithë kuptimin e fjalës. Kërcënim është. Ka një popull që i është ngritur kundër”.

Nënkryetari përsëriti qëndrimin e vendosur të forcës politike që ai përfaqëson se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Paloka shto se:

Kështu si po shkon situata në 30 qershor nuk do të ketë. Këtë edhe Rama e di, pavarësisht se del dhe mban me gajret të vetët, do mbahen zgjedhje, do mbahen zgjedhje. Nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Puna është si do jetë ajo dita e 30 qershorit”.