JOQ Albania
Home

De Laurentis: Trajneri i vëretë i Juventusit është Ronaldo
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2019 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, prej vitesh është në garë të vazhdueshme me Juventusin duke rivalizuar për titullin kampion, por bardhezinjtë janë gjithmonë më lart.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Corriere Dello Sport”, numri 1 i ekipit napoletan thumboi jo pak ekipin e Juventusit dhe specifikisht  Ronaldon.

Ai u shpreh:

Ronaldo është lojtar i veçantë pasi ka zëvendësuar trajnerin te Juventusi. Më thoni çfarë ka bërë Alegri këtë sezon. Skuadrën e motivon Ronaldo.
E kam parë edhe me Portugalinë ku bërtiste më shumë se trajneri. Megjithatë nuk do ta merrja te Napoli. Prindërit më kanë mësuar të mos shpenzoj më shumë se ç’i kam mundësitë”.