JOQ Albania
Home

Anglia ka futboll burrash, zbulohet ekipi më agresiv i këtij sezoni
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2019 17:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas mbylljes së premier League, kanë filluar të ndahen edhe çmimet. Kshtu, Liverpooli e ka fituar çmimin e ekipit më ‘Fair-Play’ për sezonin 2018/19, ndërsa Watford është zgjedhur si skuadra më agresive.

Transfer Markt ka përpiluar të dhënat në bazë të kartonëve të verdhë dhe të kuq, si dhe numrin e faulleve të shkaktuara nga secila skuadër.

Watford ka marrë 94 pikë, për t’u zgjedhur si ekipi më pak i ndershëm në kampionat.

Plot 76 kartona të verdhë dhe tre të kuq ka marrë kjo skuadër në 38 javët e kampionatit elitar anglez.

Manchester United është skuadra e dytë më e ashpër me 87 pikë, falë 72 kartonave të verdhë dhe dy të kuqëve, ndërsa top-treshen e kompleton Burnley me 80 pikë.

Liverpooli si ekipi më i pastërt është ndëshkuar vetëm 35 herë me të verdhë dhe asnjë i kuq.

Më poshtë tabela e plotë e ekipeve nga më Fair-Play, deri te më agresivi: