JOQ Albania
Home

Ronaldo: Kam edhe unë shqetësimet e mia, më drejtojnë armën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2019 16:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që një nga armët më të forta të Kristiano Ronaldos është forca e mendjes. Shumë njerëz mendojnë se portugezi ka një kompjuter në vend të trurit.

Megjithatë, ai tregon se sekreti i gjithë arritjeve të tij është vetëm puna. Së fundmi, në një intervistë, portugezi ka deklaruar se edhe ai ka shumë shqetësime dhe nuk jeton i qetë.

Ai rrëfen:

Nuk mendoj se njerëzit besojnë realisht që jam një robot, por më shohin si një njeri që nuk mund të ketë kurrë probleme dhe që nuk mund të ketë shqetësime. Njerëzit mendojnë se të jesh i pasur dhe të kesh shumë para do të thotë se nuk ke probleme.Por duhet t’i kuptoj sepse ata nuk i jetojnë situatat si unë dhe thjesht mendojnë nga jashtë.
I kuptoj në shumë raste. Ka edhe nga ata që kanë një armë në dorë dhe ma kanë drejtuar mua dhe thjesht presin që Kristiano të gabojë një penallti apo të dështojë në një ndeshje të rëndësishme. Por kjo është pjesë e jetës sime dhe unë duhet të jem i përgatitur për këtë. Jam përgatitur prej vitesh.
Zbres në fushë për të fituar dhe për t’u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Ato momente kur mendoja që tani do të bëj një driblim apo një finte nuk i jetoj më. Presioni është shumë i madh dhe njerëzit më kritikojnë shpesh dhe në mënyrë të vazhdueshme: Është lojtar i mbaruar. Është 33 vjeç, 34, 35. Duhet ta lërë futbollin. Dhe unë thjesht dua t’i surprizoj”.