JOQ Albania
Home

Guardiola shkon ta përqafojë, De Bryne e shtang me fjalët e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2019 12:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në videon përmbledhëse të Manchester Cityt kampion shihet Pep Guardiola dhe tifozët e “qytetarëve”, të cilët kalojnë nga nervat e fillimit të lojës, kur rezultati ishte 1-0 për Brighton, në gëzimin e golave përmbysës, që “vulosën” titullin.

Trajneri spanjoll shihet në video teksa i ekzaltuar në maksimum po përgëzonte lojtarët e tij.

Në momentin kur shkoi të përqafonte De Bruyne, ai hezitoi, ndërsa blegu, me shaka, i tha Pepit:

"Ti je një trajner muti , vetëm fiton!" Çfarë, çfarë? – i kthehet Guardiola.

Me siguri, kjo u shoqërua me të qeshura dhe përqafime të rastit, mes të dyve pasi normalisht ishte momenti edhe për pak shaka.