JOQ Albania
Home

Tjetër lamtumirë e trishtë, De Rossi largohet përfundimisht nga Roma
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2019 12:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tifozët e Romës do të përjetojnë në fund të sezonit një tjetër lamtumirë të hidhur, të ngjashme me atë të Francesco Tottit.

Daniele De Rossi do të mbyllë zyrtarisht aventurën e tij me Romën pas 18 vitesh karrierë me fanellën verdhekuqe.

Ndryshe nga Totti, De Rossi nuk do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli por thjesht do të largohet nga Roma për një ekip të ri.

35-vjeçari i Romës ka luajtur plot 615 ndeshje me verdhekuqtë.

Në gjithë këto vite, ai ka qenë një nga më të dalluarit për karakterin e tij të fortë në fushë dhe për ndihmën që i ka dhënë skuadrës së tij.

Te Roma, vetëm Françesko Totti kishte më shumë ndeshje se De Rossi, por Totti u largua nga futbolli para dy vitesh.

Njoftimi i klubit:

Daniele De Rosi do të veshë fanellën e Romës për herë të fundit fundjavën e ardhshme ndaj Parmës dhe do të jetë fundi i një epoke.”