JOQ Albania
Home

26 vite pa titull kampion, tifozi merr leje nga burgu për të parë festën e Partizanit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/05/2019 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas 26 vitesh pritje, Partizani u shpall të dielën zyrtarisht kampion i Shqipërisë. Të kuqtë fituan 2-1 në derbin ndaj Tiranës dhe kjo fitore u siguroi matematikisht titullin.

Festa pas ndeshjes ishte madhështore, ndërsa tifozët pushtuan fushën.

Por, një histori e rrallë vjen nga një tifoz i quajtur Vladimir Sinani i cili është nga Saranda dhe ka si ekip të zemrës, pikërisht Partizanin.

Gjesti i tij ka bërë bujë gjithandej, pasi ai ka marrë enkas leje nga burgu për të parë derbin dhe festën e titullit.

Pritja ishte realisht e gjatë dheVladimiri nuk mund ta humbiste asesi. Ai kishte kërkuar leje për të fituar për disa orë lirinë dhe për të parë ekipin e zemrës.

Pasioni për futbollin i tejkalon kufijtë…