WhatsApp ka përgatitur me urgjencë një përditësim sigurie pasi mendohet se përdoruesit e kësaj platforme mund të jene të rrezikuar nga hakerat.
Kompania ka zbuluar një lloj “çarje” që i ka lejuar sulmuesit kibernetikë që të instalojnë një kod të dëmshëm në celularët që operojnë me Android dhe iOS.
Kodi i dëmshëm thuhet se po transmetohet me anë të një telefonate që është në një farë mënyre një kurth.
WhatsApp njofton gjithashtu se kodi mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjen telefonatës.
Kompania pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues rreth e qark botës të cilët duhet të përditësojnë menjëherë aplikacionin në mënyrë që të jenë të ruajtur nga hakerat.
Platforma e mesazheve, në pronësi të Facebook, sqaron se sulmi kibernetik duket sikur vjen nga ndonjë plan përgjimi i kompanive të inteligjencës.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania