JOQ Albania
Home

I kanë mbetur vetëm disa ditë jetë, Hamilton i bën surprizën e madhe fansit të vogël
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/05/2019 9:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë i vogël, fans i Lewis Hamilton, ka marrë së fundmi disa dhurata nga idhulli i tij.

Pesëvjeçari H. Sh vuan nga një kancer i rrallë i kockave dhe mjekët i kanë dhënë vetëm një javë jetë.

Vogëlushi i sëmurë i dërgoi idhullit të tij Hamilton një mesazh për fat të mirë përpara se niste Grand Prix në Spanjë.

Kampioni i botës i Formula One tregoi më pas se ai u frymëzua nga mesazhi i fëmijës dhe e fitoi garën në nder të tij.

Pasi ai pa mesazhin e H. Sh, ai i dërgoi një numër dhuratash duke përfshirë këtu edhe një kopje të makinës së F1 si dhe trofeun e marrë në Spanjë.

Pas garës në Spanjë, Hamilton u shpreh:

Mora një mesazh nga një fëmijë i vogël me emrin H. dhe ai  u bë ëngjëlli im mbrojtës..Po kërkoja për pak frymëzim, diçka ku të kapesha, kështu që ia dedikova atij garën… Pas kësaj do t’i dërgoj një mesazh dhe do përpiqemi që të bëjmë diçka speciale për të.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania