JOQ Albania
Home

Inter parakalon Juventusin, kërkon t’i rrëmbejë talentin italian
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/05/2019 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Merkato verore në Itali pritet të jetë shumë e nxehtë.

Një nga lojtarët që po shihet me shumë interes është talenti i Fiorentinës, Federico Chiesa.

Italiani është prej kohësh në radarët e Interit dhe Juventusit.

Në lidhje me transferimin e tij, ka folur gazetari i sportmediaset, Claudio Raimondi.

Ky i fundit është shprehur i sigurtë se Chiesa do të vishet zikaltër sezonin e ardhshëm.

Gazetari ka shtuar më tej se me ardhjen e Contes në stolin e Interit, ky transferim nuk do të jetë më një hipotezë.

Sipas tij, Chiesa i përshtatet më së miri lojës së Contes.

Më tej ai ka shtuar se duhet mbajtur në konsideratë edhe kalimi te Juventusi, por deri më tani ai që ka lëvizur kartat është Marotta.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania