JOQ Albania
Home

Barcelona nis fuqishëm merkaton, gati 80 mln euro për një super sulmues
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2019 18:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi francez i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Barcelonës.

27-vjeçari ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me "Topçinjtë", teksa ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 13 asist në 48 ndeshje të luajtura deri më tani

Kjo ka bërë që klubi “blaugrana” të bëhet gati të shpenzojë 80 milionë euro për ta sjellë bomberin në “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, Arsenal po mendon t’i rinovojë kontratën lojtarit, duke i rritur pagën në 250 mijë stërlina në javë,por gjithsesi, përballë një oferte të tillë situata mund të përmbyset dhe londinezët të heqin dorë nga Lacazette.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Barça do të dërgojë disa vëzhgues në Baku, ku luhet finalja e Europa League Arsenal-Chelsea.

Ata do të ndjekin nga afër lojtarin dhe pritet të bisedojnë me menaxherin e tij, ku nga ky takim do hidhet më shumë dritë për të ardhmen e këtij futbollisti.