JOQ Albania
Home

Tifozët shfryjnë ndaj Pogba, francezi iu kthehet me gjestin e çuditshëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ardhja e Solskjaer te stoli i Manchester United u duk sikur riktheu përfundimisht qetësinë te kjo skuadër. Shumë lojtarë të revoltuar kapën formën optimale dhe e keqja u duk sikur u largua përfundimisht.

Njëri prej tyre ishte edhe francezi. Poul Pogba, i cili e gjeti veten dhe po shpallej disa ndeshje rradhazi lojtari më i mirë i ekipit, por situata ndryshoi sërish.

Gjithçka nisi në momentin kur erdhi deklarata se ai nuk e përjashtonte një largim drejt Realit.

Një deklaratë që nuk ishte pritur mirë nga ana e klubit dhe diçka e tillë u reflektua në performancat në fushë të mesfushorit.

Ndërkaq, dita e djeshme duket se ishte ajo që vulosi përfundimisht marrëdhëniet jo të mira me tifozerinë e ‘Djajve të Kuq’.

Gjatë ndeshjes por edhe pas saj janë dëgjuar kore të fansave ku i kërkonin teknikut Solskjaer të largonte 26-vjeçarin nga ekipi, ndërsa në fund Pogba vendosi të qëndronte përballë tifozëve duke duartrokitur në mënyrë ironike.

Mesa duket rikthimit në Mançester i ka ardhur fundi dhe Pogba do të largohet gjatë verës.