JOQ Albania
Home

Uanda del hapur: Ikardit i pëlqen të luajë te Juventusi, përshtatet me Ronaldon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2019 11:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Largimi i Ikardit nga Interi në merkaton e verës duket i pashmangshëm, sidomos pas ngjarjeve të fundit.

Për t’i "hedhur benzinë zjarrit", si zakonisht mendon Uanda Nara, e cila në emisionin e përjavshëm ‘Tiki Taka’, ka deklaruar se Ikardi ka marrë oferta nga klubet dhe trajnerët më të mirë dhe se të gjithë e duan.

Gjatë fjalës së saj, ajo nuk mohoi mundësinë e Ikardit për të kaluar te Juventusi, teksa tha se sulmuesit do t’i pëlqente të luante për bardhezinjtë ndërsa mund të përshtatej me Ronaldon.

Uanda u shpreh:

Jam e lodhur nga ato që thonë se Ikardi do të largohet. I kanë ardhur shumë oferta nga klubet dhe trajnerët më të mirë por ai vendosi të qëndrojë te Interi.
Të gjithë e duan Ikardin, por nga ajo që flet Spaleti duke sikur dikush brenda Interit nuk e do. Atij do t’i pëlqente nëse do të shkonte te Juventusi. Mund të përshtatej me Ronaldon.”