JOQ Albania
Home

Studimi: Ja deri në sa filxhanë kafe është e lejueshme të pini që të mos rrezikoni zemrën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/05/2019 9:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për këdo që mund të pijë më shumë se 6 filxhanë kafe në ditë, një studim i ri sygjeron se kjo nuk është fare një ide e mirë.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Australisë Jugore, pirja e më shumë se 6 filxhanëve kafe në ditë mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 22 për qind.

Ky studim hedh gjithashtu zërat që kafeina mund të jetë e rrezikshme, pasi rezulton se më pak se 6 filxhanë mund të mos përbëjnë rrezik për zemrën.

Gjithsesi, kjo varion nga personi në person.

Eksperimentet u kryen me anë të studimit të 347,077 pjesëmarrësve të cilët u zgjodhën nga mosha 37-vjeçare deri në 73-vjeçare.

Studimi kishte si qëllim të zbulonte sesi disa prej nesh janë më shumë të prekur nga efekti i kafeinës krahasuar me të tjerët.

Kërkuesit u fokusuan në gjenin që është përgjegjës për metabolizmin e kafeinës, CYP1A2, i cili ndihmon në përpunimin e kafeinës në trup.

Sipas kërkuesve, personat që pinë deri në 6 filxhanë kafe në ditë, në një farë mënyre, kanë krijuar imunitet ndaj kafeinës dhe kjo nuk u ndikon në shëndetin e zemrës.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania