JOQ Albania
Home

Liverpool nuk ia del dot, Manchester City shpallet zyrtarisht kampion i Anglisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City sapo është shpallur zyrtarisht kampion i Premier Leagues angleze.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk ka gabuar në ndeshjen e fundit të kampionatit duke fituar me poker 1-4 në fushën e Brighton.

Nga ana tjetër, Liverpooli që mposhti 2-0 Wolvesin shpresonte që "Qytetarët" të ndaleshin, por ata kanë qenë të papërmbajtshëm në këtë ndeshje.

Kështu, kampionati anglez mbyllet me Cityn kampion në kuotën e 98 pikëve, i ncjekur nga Liverpooli me 97.

Të kuqtë e Jurgen Klopp janë finalistë të Champions League dhe kanë shansin të shpëtojnë sezonin me fitimin e këtij trofeu.