JOQ Albania
Home

Juventusi prezanton fanellat e reja, tifozët: Vijat i humbët me Ajaxin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi ka prezantuar së fundmi fanellat e reja që do mbajë veshur për sezonin e ri.

Interesant është fakti se vijat bardhezi të cilat kanë qenë ndër vite, janë zhdukur dhe në vend të vijave, fanella është gjysmë e bardhë dhe gjysmë e zezë ku mes tyre ka edhe një shirit të hollë rozë.

Ky ndryshim nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të cilët kanë kundërshtuar klubin.

Ata kanë kërkuar që të rikthehet fanella tradicionale me vijat bardhezi por vështirë se do të ketë një kthim pas.

“Ku është fanella e vjetër? Ku janë vijat, apo i latë në ndeshjen me Ajaksin?”, “Kjo fanellë është e tmerrshme”, ishin disa nga komentet e tifozëve në “Twitter”.