JOQ Albania
Home

Çmendet Ibrahimovic, tenton të mbysë kundërtshtarin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 11:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç njihet nga të gjithë edhe për karakterin e tij të ashpër.

Ditën e djeshme, në ndeshjen ku ekipi i tij i Los Angelos Galaxy u mposht në shtëpi nga New York City, Ibra bëri një gjest të tuprshëm.

Pas përfundimit të një aksioni, suedezin nuk e kanë mbajtur nervat.

Ai ka mbërthyer prej qafe portierin kundërshtar, Sean Johnson dhe e plas në tokë me forcë.

Nga ky veprim të dy lojtarët janë ndëshkuar me karton të verdhë, me ndeshjen që ka vijuar normalisht më pas.

Ky është një tjetër gjest i Ibras, i cili një javë më parë u bë përsëri protagonist, ku pasi shënoi golin që i dha fitoren ekipit të tij, reagoi ashpër ndaj njërit prej mbrojtësve të ekipin të Real Salt Lake.