JOQ Albania
Home

Ku topi? Lëvizja e Neymar i lë të gjithë me gojë hapur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/05/2019 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar ka kaluar një sezon të vështirë pas dëmtiveve të shpeshta të cilët e kanë lënë jashtë fushe për shumë kohë te skuadra e PSG-së.

Megjithatë, e keqja duket se ka kaluar dhe Neymar është rikthyer protagonist ditën e djeshme me ekipin francez.

Në ndeshjet e kampionatit kundër Angersit, braziliani ka dhënë asist dhe ka bërë një driblim spektakolar që po bën xhiron e internetit.

Kur regjistrohej minuta e 90, ai dhuroi një driblim spektakolar.

Neymar ngriti topin mbi kundërshtarin dhe u nis drejt zonës, por fatkeqësisht duke kaluar vijën fundore të fushës e duke shpërdoruar mundësinë për të gjuajtur në katërkëndor.

Ky driblim po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ku me të drejtë vlerësohet braziliani për gjestin teknik.