JOQ Albania
Home

Kërkon 20 milion euro në sezon, Juve nis kontaktet me kandidaturën e re për stolin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/05/2019 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mauricio Pochettino me Tottenhamin e tij arriti të kualifikohej në finalen e Champions League, duke u konfirmuar kështu si një nga trajnerët më të mirë për momentin.

Pavarësisht se askush nuk vë në dyshim pozitat e tij tek londinezët, Pochetino, ka lënë të hapur pistën e largimit, pasi do që të marrë në dorë frenat e një ekipi të madh.

Duke parë situatën, Juventus është hedhur menjëherë në sulm. Problem mbetet rroga e lartë e trajnerit, i cili kërkon 20 milion euro, aq sa përfiton edhe Guardiola te Mancester City.

Bardh e zinjtë kanë vendosur kontaktet e para me trajnerin argjentinas, i cili është shprehur i gatshëm për të vlerësuar ofertën e kampionëve të Italisë.

Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli nuk beson më tek Allegri, pasi ky i fundit dështoi për të disatin vit radhazi, për të sjellë Championsin në Torino, i cili është kthyer në një obsesion për torinezët.

Sipas thashethemeve të merkatos, Allegri mund të përfundojë te francezët e PSG. Pochettino ndërkohë është profili i fundit që i shtohen kandidatëve për stolin e Juventus, pas Guardiolës, Gasperinit, Sarrit  dhe Simone Inzaghit.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania