JOQ Albania
Home

Raiola i hap punë Barcelonës, kërkesa e tij e shfrenuar “ngrin” transferimin e de Ligt
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/05/2019 8:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Djelmoshat e Ajax bën për vete zemrat e shumë tifozëve me performancat e zhvilluara këtë sezon në Champions League. Eleminimi në gjysmëfinale në frymën e fundit nga Tottenham, nuk e zbeh aspak rrugëtimin e tyre fantastik.

Ajax është i mbushur me talente, ku transferimi i Frenkie de Jong te Barcelona është thuajse i kryer. Pasi kanë siguruar mesfushorin e talentuar, blaugranët po tentojnë të afrojnë në ekip edhe kapitetin e ekipit holandez, Matthijs de Ligt.

Ky transferim mund t’i kushtojë 70 milion euro klubit spanjoll, por problem nuk janë as paratë dhe as marrëveshja me lojtarin. Në orët e fundit raportohet se është agjenti i lojtarit, Mino Raiola, i cili ka bërë që ky operacion të ngrijë.

Zakonisht agjentët përfitojnë 10% të shumës së transferimit, por Raiola kësaj radhe kërkon të vjelë 20% nga de Ligt. Klubi i Ajax nuk është dakort që të heqë dorë nga rreth 14 milion euro. Megjithatë Ajax po shpreson që ta shesë sa më parë talentin e saj, në mënyrë që të investojë paratë nga shitja e tij dhe de Jong, për të rigjeneruar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Buriimi: Sportbible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania