JOQ Albania
Home

Eksperti: Ky është efekti negativ që ka pirja e cigares tek burrat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/05/2019 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas specialistëve, pirja e cigares mund të ketë një numër efektesh negative tek meshkujt, një ndër to është zvogëlimi i organit gjenital.

Duke folur për Mirror Online, urologu Marc Laniado tregoi se ky efekt negativ nuk ndodh aq rrallë saç mendohet.

Laniado shpjegon:

Për të pasur një ereksion normal ju duhet të keni rrjedhje të mjaftueshme gjaku në sistem. Duhanpirësit kanë shanse më të larta për të pasur arteriosklerozë te të gjitha enët e gjakut, duke përfshirë këtu edhe në ato që ndodhen në organin gjenital. Kjo bën që në këtë zonë të reduktohet qarkullimi i gjakut. Këto pasoja negative mund të jenë të përkohshme apo permanente."

Kjo nuk është hera e parë që ekspertët kanë identifikuar një lidhje mes tymosjes dhe performancës së çifteve në shtrat.

Sipas Medical News Today, cigaret kanë në përbërjen e tyre toksina që mund të dëmtojnë venat e gjakut në organet gjenitale mashkullore.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania