JOQ Albania
Home

Ka qenë dikur pjesë e klubit, kjo është ideja më e fundit e Juventus për stolin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/05/2019 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventus ka nisur punën për zëvendësimin e trajnerit Massimiliano Allegri. Ky i fundit pritet të largohet nga Torino, pas dështimit për të disatën herë në Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu ka deklaruar në media se orëve të tij te Juventusi u ka ardhur fundi.

Në media kanë qarkulluar shumë emra, të cilët mund të pasojë Allegrin në stolin bardh e zi, duke filluar që nga Guardiola, Conte, apo edhe Mihajlovic. Emri më i fundit është ai i trajnerit të Atalantës, Gian Piero Gasperini.

Në të shkuarën Gasperini ka drejtuar të rinjtë e Juventusit, ekzaktësisht në vitet 1994-2003. Gjithashtu Roma dhe Milan po ndjekin me kujdes situatën dhe shpresojnë për një shkëputje të trajnerit piemontez me Atalantën.

Gasperini është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me bergamaskët, të cilët aktualisht mbajnë vendin e katërt, që do të thotë pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm. Kujtojmë këtu se Gasperini ka drejtuar edhe Interin në 2011-ën, por eksperienca e tij te zikaltërit zgjati shumë pak, pasi u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania