JOQ Albania
Home

Ronaldo: Kur fiton Barcelona është meritë e Messit, kur humbet e ka fajin Coutinho dhe Valverde
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/05/2019 13:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario ka dalë hapur kundër Lionel Messit.

Pas eliminimit të turpshëm nga Liverpooli në Champions League, ish-sulmuesi është shprehur se Messi kurrë nuk fajësohet për humbjet e skuadrës spanjolle.

Ai tha me ironi se kur Barcelona fiton, ndodh për shkak të Messit dhe kur ata humbin, është për shkak të trajnerit Ernesto Valverde dhe futbollistit Philippe Coutinho.

Trajneri i Barcelonës rrezikon largimin nga puna pas humbjes së klubit ndërsa sulmuesi Coutinho gjithashtu u kritikua.

Legjenda Brazilit, i cili ka luajtur për Barçën në të kaluarën e tij, mendon se lojtarët e tjerë meritojnë më shumë respekt dhe jo të qëndrojnë nën hijen e Messit.

Ronaldo u shpreh:

Barcelona ka një ekip të shkëlqyer dhe lojtarin më të mirë në botë, Messin. Unë dëgjova se ata humbën për shkak të Valverde, Coutinho dhe jo për shkak të Messit. Kur fiton Barcelona, merita i shkon Messit, ndërsa kur humb, e kanë fajin të tjerët. Është një mungesë e madhe respekt për të gjithë lojtarët dhe stafin e stërvitjes."