JOQ Albania
Home

Goditi me shpullë tifozin, dënim qesharak për Neymar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/05/2019 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komiteti i Disiplinës së Federatës Franceze të Futbollit ka publikuar sot dënimin për Neymar i cili pati një incident në finalen e Kupës ndaj Rennes.

Ylli brazilian i PSG-së i cili goditi me shpullë tifozin, është pezulluar me 3 ndeshje me motivin “sjellje e gabuar ndaj spektatorëve”.

Në momentin e ceremonisë kur futbollistët parisienë po merrnin medaljet e finales, njëri nga tifozët provokon Neymarin duke i thënë diçka dhe ky i fundit ia kthen duke e goditur me shpullë.

Në bazë të rregullores për raste të tilla parashikohet pezullim 6-8 ndeshje, por federata franceze mesa duket është treguar e ‘butë’ me Neymarin këtë herë.

Kështu, Neymar e mbyll para kohe sezonin në Ligue 1, duke qenë se kanë mbetur vetëm 3 javë për t’u luajtur.