JOQ Albania
Home

Tottenham dhe Liverpool në finale, zbulohen fitimet e çmendura për dy klubet angleze
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/05/2019 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpool dhe Tottenham janë dy ekipet që siguruan kualifikimin për në finalen e Champions League falë përmbysjeve të çmendura respektivisht ndaj Barcelonës dhe Ajaxit.

Ecuria e jashtëzakonshme e këtyre dy ekipeve në këtë kompeticion është shpërblyer me një "boom" të ardhurash.

Deri tani, Liverpooli ka siguruar 107.2 milionë euro: 15 mln nga pjesëmarrja, 56 mln nga ecuria dhe rezultatet, 23 mln nga koeficienti në UEFA dhe 13 milionë nga të drejtat televizive.

Nëse fitojnë finalen, do të arkëtojnë edhe 4 milionë euro të tjera, që në total shkon në 111 milionë euro përfitime nga një sezon.

Ndërkohë që për Tottenham shifrat janë disi më të ulëta. Deri tani, ata kanë siguruar 101.6 milionë euro, 40.3 milionë më shumë.

15 milionë i kanë siguruar nga pjesëmarrja në Champions League, 55 milionë nga ecuria dhe rezultatet, 16 mln nga koeficienti në UEFA, si dhe 16 mln nga të drejtat televizive.

Nëse Tottenham arrin të fitojë në finale ndaj Liverpool do të arkëtojë edhe 4 milionë euro të tjera, që totali shkon në 106 milionë.