JOQ Albania
Home

3 futbollistë shqiptarë në finalet e mëdha europiane
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/05/2019 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si asnjëherë më parë në histori, 3 futbollistë shqiptarë do jenë të pranishëm në finalet e dy kompeticioneve më të mëdha futbollistike në Europë, Champions League dhe Europa League.

Dy finale angleze respektive, Liverpool-Tottenham dhe Arsenal-Chelsea.

Interesant është fakti se në këto dy finale të mëdha angleze do të ketë edhe një pjesë shqiptare.

Jo pak, por tre futbollistë të kombit tonë janë pjesë e dy skuadrave finaliste: Xherdan Shaqiri te Liverpooli; Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi tek Arsenali.

Sigurisht që nëse skuadra ku bëjnë pjesë lojtarët shqiptarë fitojnë trofeun, ndoshta do të shohim edhe flamurin kuqezi gjatë festimeve….