JOQ Albania
Home

Këngëtarin nuk e mbajnë nervat, bën copë-copë televizorin pas eleminimit të Barcelonës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/05/2019 16:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli ishte skuadra e parë, e cila siguroi finalen e Champions League.

Anglezët arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë, duke fituar 4-0 në Anfield ndaj Barcelonës.

Heronjtë e anglezëve ishin Origi dhe Wijnaldum, të cilët shënuan nga dy gola secili.

Rezultati ishte befasues dhe çoi në delir tifozët e Liverpool, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për tifozët e Barcelonës, të cilët janë nervozuar së tepërmi.

Një prej tyre është edhe këngëtari kinez Su Xing. Ky i fundit në nerva e sipër theu televizorin pas rezultatit të ndeshjes.

Këngëtari goditi me shkelma dhe grushta televizorin, kur po transmetohej imazhi i Kloop, duke takuar lojtarët e Barcelonës.

Kujtojmë këtu se në finale Liverpool do të takoj Tottenhamin, që bëri përmbysje historike ndaj Ajax.

Burimi: MARCA|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania