JOQ Albania
Home

Tifozi i Tottenhamit humb ndeshjen e jetës, largohet nga stadiumi pas pjesës së parë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tottenhami arriti mbrëmjen e djeshme një kualifikim të çmendur në finalen e Champions League pas përmbysjes ndaj Ajaxit.

Skuadra londineze ka lumturuar pa masë tifozët e pranishëm në stadiumin e Amsterdamit, të cilët nuk u kanë besuar syve në fundin e ndeshjes.

Gjithsesi, një tifoz anglez, ka bërë ndoshta një nga gabimet më të mëdha në jetë.

Ai u largua nga stadiumi në fundin e pjesës së parë kur skuadra e tij po humbiste 2-0, pa marrë parasysh se në fraksionin e dytë do ndodhte mrekullia.

Tottenhami e përmbysi rezultatin duke shënuar 3 gola dhe duke arritur kualifikimin e madh.

Padyshim një zgjedhje e gabuar e tifozit që tashmë po bën xhiron e mediave, pasi ka humbur ndeshjen e jetës për ekipin e tij.