JOQ Albania
Home

Tifozi i Interit tregon tmerrin gjatë lëkundjeve të San Siros: Unaza e parë filloi të dridhej, u shkëputën disa copa çimentoje
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/05/2019 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lëkundjet në San Siro janë bërë tepër shqetësuese. Pas lëkundjeve të 7 prillit gjatë ndeshjes Inter-Atalanta, tifozët kanë përjetuar të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e 27 prillit ndaj Juventusit.

Lëkundjet më të forta janë ndjerë në unazën e tretë, ku një shitës ambulant ka thënë se janë shkëputur edhe disa rrënoja.

San Siro është ende një impiant i sigurtë dhe nuk rrezikon shembjen, por çdo ditë e më tepër po shtohen problemet me infrastrukturën.

Stadiumi është vënë nën monitorim konstant dhe prej 10 vitesh është objekt studimi i Universitetit Politeknik të Milanos.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, Bashkia e Milanos duhet të garantojë sigurinë.

Njëri prej tifozëve besnik të Interit dhe një frekuentus i përhershëm i San Siros ka rrëfyer tmerrin:

Gjatë ndeshjes Inter-Roma kam përjetuar 60 sekonda frikë. Ndërsa ultrasit këndonin dhe kërcenin, unaza e parë filloi të dridhej. Gjatë ndeshjes ndaj Juventus u shkëputën disa copa çimentojë. Njërën prej tyre doja ta merrja në shtëpi si kujtim. San Siro është shtëpia e Milanit dhe Interit, dy klube që kanë bërë histori në Europë dhe botë. Më vjen keq që do ta braktis këtë stadium, pasi ka qenë shtëpia ime e dytë. Pas lëkundjeve të fundit pajtohem plotësosht me projektin e klubeve. Më mirë të ndërtosh një stadium të ri.

BurimiGazzettadelloSport|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania