JOQ Albania
Home

I ndihmoi të shënonin golin vendimtar, Liverpooli shpërblen mbledhësin e topave
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç aututorëve të golave, Origi dhe Wijnaldum, për të arritur kualifikimin e madh ndaj Barcelonës, Liverpoolin e ndihmoi edhe mbledhësi i topave.

Duket e çuditshme, por kjo ishte e vërtetë.

Në momentin e golit të katërt, teksa do kryhej goditja e dënimit, në skenë në atë moment u fut në lojë edhe një personazh aspak i njohur.

14-vjeçari Oakley Cannonier, kapësi i topave që ishte vendosur afër goditjeve nga këndi, duke qenë shumë i shpejt në aksionin vendimtar.

I riu ishte këshilluar para ndeshjes në mënyrë precize për veprimet që duhet të bënte dhe futi me shpejtësi të madhe topin në lojë.

Për këtë motiv, “The Reds” po mendojnë për një premio speciale për të, teksa do t’i ofrojnë një biletë për në finalen e madhe të Champions League ndaj Tottenhamit.