JOQ Albania
Home

Nga princeshë Diana tek Meghan, si i ndryshoi traditat nusja e vogël e mbretërorëve në Angli
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/05/2019 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duka dhe Dukesha e Sussex-it prezantuan për herë të parë të porsalindurin e tyre, disa ditë pas lindjes që u bë ditën e hënë.

Nënë për herë të parë, 37-vjeçarja Meghan duke rrezatuese ndërsa pozonte bashkë me ata që ajo i quajti dy djemtë më të mirë në botë.

Markle doli para kamerave në korridorin e kështjellës Windsor përkrahë me bashkëshortin e saj, 34-vjeçarin Harry.

Por, paraqitja e dukeshës së Sussex-it nuk ishte fare e ngjashme me ato të kunatës së saj Kate dhe Princeshës së ndjerë Diana.

Ndërkohë që këto të fundit i kanë prezantuar fëmijët e tyre nga shkallët e spitalit vetëm disa orë pas lindjes, Meghan bëri një dalje më private me mediat e pranishme të zgjedhura mirë.

Duke folur për Femail, eksperti i mirësjelljes William Hanson vuri në dukje se shfaqja jo shumë e bujshme e "zbulimit të madh" është në përputhje me dëshirën e tyre për një intimitet më të madh, dhe mund të vendosë një precedent për lindjet mbretërore të ardhshme.

Ai tha:

Natyra më e kontrolluar dhe më private e ‘zbulimit të madh’ të kësaj pasdite është në përputhje me dëshirat e çiftit për të pasur një cirk më pak intensiv pas lindjes krahasuar me vëllain e Princit Harry, Princi William dhe kunata, dukesha e Cambridge.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania