JOQ Albania
Home

Përmbysja për pak sa nuk rezultoi fatale, ish-lojtarit të Tottenhamit gati sa nuk i pushoi zemra
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tottenhami fitoi me përmbysje madhështore mbrëmjen e djeshme kundër Ajaxit në gjysmëfinalet e Champions League teksa festa pas ndeshjes ka qenë e çmendur.

Elektrizuese ka qenë atmosfera edhe në studion e “BT Sport”, ku ishin të pranishëm Geri Lineker, Rio Ferdinand dhe Glenn Hoddle

Goli i tretë i Lukas Mourës, i cili i dha dhe kualifikimin Tottenhamit çmendi në festë treshen, ku pamjet flasin qartë.

megjithatë, festa mund të kishte rezultuar fatale pasi në një moment Ferdinand dhe Lineker pyesin Hoddlen a ndihet mirë, pasi dukej sikur po i pushonte zemra nga gëzimi.

Kujtojmë, Glen Hoddle është një ish-lojtar i njohur i Tottenhamit, teksa ka luajtur në Londër për plot 12 vite.