JOQ Albania
Home

“Njeriu i ndeshjes”, Lucas Moura: Nuk e shpjegoj dot çfarë po përjetoj
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2019 0:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lucas Moura ishte padyshim heroi i mbrëmjes së sotme pasi realizoi 3 gola për Tottenhamin në fitoren 2-3 ndaj Ajaxit, që solli edhe kualifikimin e madh në finalen e Champions League.

Pas ndeshjes, Moura e kishte të vështirë të gjente fjalët, teksa deklaroi se ata kishin besuar te përmbysja, ndaj e tentuan deri në sekondat e fundit.

Ai u shpreh:

Është e pamundur të shpjegoj atë që po ndjej në këto momente, nuk ka fjalë. Jam shumë, shumë i lumtur dhe krenar për shokët e skuadrës. Ne gjithmonë e besonim këtë moment. Dhamë gjithçka dhe e merituam. Jemi një familje. Ky është momenti më i mirë i karrierës dhe jetës time.
Kam pasur gjithmonë besim te ekipi, kemi pasur cilësi edhe pa lojtarët kyç. Kjo është skuadra jonë, familja jonë. Ne duhet të luftojmë në çdo ndeshje kështu. Dua vetëm t’u them faleminderit shokëve të skuadrës pasi kjo që po përjetoj te Totenhem është e pabesueshme”.