JOQ Albania
Home

PSG nuk i rinovon kontratën, 41-vjeçari Buffon i jep lamtumirën futbollit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 17:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erdhi te PSG për të fituar trofeun e Champions League të cilin nuk e arriti dot kurrë me Juventusin, por Gianluigi  Buffon ka mbetur sërish thatë.

Klubi francez ka vendosur të mos i rinovojë kontratën, teksa nga Gjermania raportohet se PSG është e gatshme të rikthejë sërish në skuadër, portierin, Kevin Trap.

Aventura e Buffon në Francë nisi mjaft mirë, pasi po luante titullar, por sezoni mori një kthesë tjetër në momentin kur 41-vjeçari ishte autor i një gabimi në Ligën e Kampionëve ndaj United ku francezët u eliminuan.

Mos rinovimi i kontratës, mund të përkojë me tërheqjen përfundimtare të Buffon nga futbolli.

Ndërkohë, nëse Buffon vendos të tërhiqet atëherë për të është gati një post drejtues te Juventusi, si shenjë mirënjohje për karrierën që ia dedikoi bardhezinjve.