JOQ Albania
Home

Arrestimi i Loredanës, reagon ish-menaxheri i Mozzik: Nuk besojshit që kta njerz marre jan
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/05/2019 15:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arrestimi i Loredanës nga autoritetet zvicerane ka bërë jehonë ditën e sotme tek të gjitha mediat. Ka qenë denoncimi i një çifti zvicerian që ka denoncuar reperen shqiptare në polici.

Sipas tyre, Loredana u kishte shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar çiftit në fjalë.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, aq sa reperja është detyruar të bllokojë edhe komentet në profilet e saj.

Shumë personazhe të njohur i kanë dalë në krah Loredanës, por ka patur edhe nga ata që kanë reaguar publikisht në lidhje me lajmin.

Një prej tyre është edhe ish-menaxheri i Mozzik, Mehmet Elshani, në një status të postuar së fundmi në profilin e tij në Instagram.

Ai shkruan:

Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan. Hor ta bejn ni komb”.