JOQ Albania
Home

Mbrëmje makthi për Messin, bëri edhe sherr me tifozët në aeroport
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 15:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona pësoi mbrëmjen e djeshme një humbje të turpshme 4-0 në "Anfield Road’, ndaj Liverpoolit duke u eliminuar nga Champions League.

Sikur të mos mjaftonte zhgënjimi i eliminimit, për kapitenin katalanas, Lionel Messin kanë vazhduar telashet edhe pas neshjes.

Argjentinasi u përball me tifozët e të kuqve në aeroport teksa po bëhej gati t’i bashkohej skuadrës në bordin e avionit.

31-vjeçari mbërriti me vonesë në aeroport për shkak se pas ndeshjes iu desh të kryente kontrollet e anti dopingut.

Kur ai arriti në aeroport,  një grup tifozësh sapo panë Messin, nisën kore kundër tij dhe ta ngacmonin rreth ndeshjes.

U desh ndërhyrja e sigurisë për të shmangur një konfliktim fizik dhe për të mos agravuar edhe më shumë situatën.