JOQ Albania
Home

Balotelli “kafshon” gjuhën, tani ndryshon mendim për Ronaldon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 12:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kanë ende të freskët deklaratën e Mario Balotellit para një jave kur Barcelona mundi Liverpoolin në “Camp Nou” 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Statusi i sulmuesit italian, bëri xhiron e botës.

Ai shkruante:

Leo Messi fenomen. Për të mirën e futbollit mos e krahasoni me 7-ën e Juventusit”,

Ndërkohë, mbrëmë pasi Liverpooli bëri përmbysjen e çmendur 4-0, Balotelli ka bërë sërish një deklaratë të fortë duke hedhur poshtë atë që tha një javë më parë.

Kësaj here shkruan:

Messi mbetet një lojtar që nuk është nga ky planet, pavarësisht nga ndeshja e shëmtuar dhe shumë e vështirë në Liverpool. Ronaldo mbetet lojtari më i fortë i këtij planti, pavarësisht se nuk luajti në gjysmëfinale… pjesa tjetër janë biseda të pakuptimta dhe mospëlqimi. Nuk mund të tallesh e të thuash gjëra të këqija për këta dy lojtarë, do ishte çmenduri“.

Deklarata kontradiktore të Balotellit i cili nuk i mbahet apask fjalës së tij, por që gjithmonë i ndryshon sipas situatave…