JOQ Albania
Home

“Nuk do vija asnjë cent bast për Liverpoolin”, Mourinho fëlliqet keq pas ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu si ç’do tifoz futbolli, edhe Jose Mourinho e ka pasur të vështirë të besonte përmbysjen e madhe të Liverpoolit në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës.

I ftuar në studion e “BT Sport”, para ndeshjes ai deklaroi me bindje se ai nuk do të kishte vënë asnjë cent bast për Liverpoolin.

Megjithatë, kjo deklaratë iu kthye në bumerang trajnerit portugez.

Pas ndeshjes ai e hëngri turpin me bukë dhe u mundua ta rregullonte duke i thurur lëvdata Liverpoolit.

Mou u shpreh:

Nuk e prisja këtë. Thashë se e pamundur nuk është asgjë. Por nëse është e mundur, ‘Anfield’ është një nga vendet që e bën të pamundurën të mundur.
Por duhet ta them, ‘remuntada’ ka vetëm një emër, Jyrgen. Mendoj se nuk ka lidhje me taktikën apo filozofinë, por me zemrën dhe shpirtin që ai ka krijuar te ky grup lojtarësh”.