JOQ Albania
Home

“Jemi në vitin 2019/ Gratë dhe vajzat duhet ta paguajnë vetë faturën, jo të presin nga burri”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/05/2019 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për dekada me radhë, gratë janë munduar të ngrenë zërin për barazi gjinore.

Ne kemi punuar shumë për të mos u konsideruar si pronë e një burri; për të pasur mundësinë që të punojmë edhe të votojmë; për të bërë gjithçka që mund ta bëjnë burrat. Oh, por ne nuk duam që të paguajmë faturën.

Sa herë që dal me të dashurin tim, unë insistoj në ndarjen e faturës, ose për alternimin e pagesës. Jemi njohur kur ishim të dy studentë, pa shumë para nëpër duar, dhe tani të dy punojmë me kohë të plotë.

Pra, çfarë justifikimi do të kisha, në çdo moment gjatë marrëdhënies sonë, që të prisja automatikisht që ai të paguante për vaktet tona?

Po, ai fiton më shumë se unë në punën e tij, por kjo nuk do të thotë që unë jam e paaftë të paguaj për ushqimin tim…A prisni që një burrë të paguajë për çorapët që vishni? Apo librat që lexoni? Ose kafen që  pini në mëngjes rrugës për në punë? Jo, sepse ai ka shumë të ngjarë të mos përdorë asnjë prej tyre.

Pra, pse duhet të ndryshojnë gjërat kur dilni?E di që shumë njerëz thonë që kjo tregon që ai është ‘gentlemam’ dhe romantik.

Me falni por qëkur metodat e vjetra i kanë bërë ndonjë të mirë grave?

Ka qenë traditë që gratë shtatzëna të pamartuara të dënoheshin, ka qenë traditë që gratë të mos votonin, dhe shpresoj të biem të gjithë dakord që kjo nuk është e drejtë.

Ideja e një burri që paguan gjithmonë rrjedh nga një kohë kur gratë nuk mund të punonin..Gratë konsideroheshin si pronë e partnerit të tyre dhe buri ishte ‘ofruesi’.

Të presësh që partneri të paguajë për ty, është t’i rikthehesh mentalitetit kur burrat i siguronin jetesën grave. Unë nuk di për ju, por mendoj se kjo është një traditë e vjetër që mund të qëndrojë në të shkruarën.

Burimi: UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania