JOQ Albania
Home

Kjo është gruaja që shkoi në dasmën e të birit duke veshur një fustan të bardhë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/05/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, që duket në moshë relativisht të re, ka veshur në dasmën e djalit të saj një fustan të bardhë dhe të gjatë.

Fotot e gruas, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, janë shpërndarë në një grup në Facebook, ku tregohen “çudira” nga dasma të ndryshme.

Imazhet u postuan nga një përdoruese që quhej Abbie, nga Wisconsin të cilës ia kishte dërguar fillimisht një mikja e saj.

Bashkë me fotot, ajo shkruante:

Kjo është tezja e burrit tim në dasmën e të birit. Zonjë, çfarë dreqin po bën?”

Menjëherë pas postimit, fotot morën një numër të madh komentesh të cilat vinin në dukje se fustani i nënës së djalit dukej si fustan nusërie.

Një nga komentueset shkruante:

Une do t’i kisha derdhur ‘aksidentalisht’ verë në fustan dhe do ta bëja pis me tortë. Më fal motër. Tashmë dukesh si një ylber.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania